Deputetja Adelina Grainca të dielën i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Tashmë ish partia e saj, PDK, është duke i kërkuar që ta dorëzojë mandatin e deputetes, transmeton KlanKosova.tv.
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, është shprehur se ajo këtë mandat e ka fituar me votat e subjektit të tyre politik.
“Adelinë, dorëzoje mandatin që e fitove në emër të PDK-së dhe nga votuesit e dashur të PDK-së. Dorëzoje mandatin që nuk i takon Vetëvendosjes dhe as Albin Kurtit sepse atë ta dhanë votuesit besnik të PDK-së”, është shprehur Gjoshi.
“Kur ta dorëzosh mandatin shko në VV ose ku të duash. Madje mund edhe të shesësh moral mbi tregtimin e paprecedent të mandatit te Vetëvendosje”.
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës