Sot në mesditë, në ora 12:00, është paraparë të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila kishte dështuar të mbahej të martën, për shkak të mungesës së votave për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.
Partitë opozitare – LDK, PDK dhe AAK – kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë, megjithatë ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të mbështesin apo jo raportin në fjalë.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, bëri të ditur se kjo parti do të përcaktojë qëndrimin e saj pas takimit të grupit parlamentar, që do të mbahet një orë para seancës.
“Ende nuk jem dakorduar, tani e kemi takimin në ora 11 me Grupin Parlamentar dhe do të marrim një vendim”, deklaroi Musliu–Shoshi para mediave.
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...