Shefi i grupit parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim: kandidati për president duhet të jetë një emër që nuk vjen ekskluzivisht nga një parti politike, por që përfaqëson të gjithë qytetarët.
Tahiri tha se PDK-ja është e gatshme të propozojë një emër për president, por edhe të shkojë në zgjedhje nëse nuk gjendet një zgjidhje e përbashkët.
“Dikush që përfaqëson edhe pozitën edhe opozitën, por edhe qytetarët që realisht nuk e votojnë presidentin direkt. Dikush që ka reputacion e integritet vendor dhe ndërkombëtar dhe dikush që ka kontribute e është intelektual, që i bën nder edhe shtetit të Kosovës dhe qytetarëve. Vazhdojmë me mbet brenda këtyre qëndrimeve, në kuptim të asaj që me diskutu në parim dhe standard se kush do të duhej t’i plotësonte këto atribute për të qenë president i vendit. Ende nuk është faza që kemi folur për emra të përveçëm, nuk kemi fol as dje, s’po flasim as sot, por vullneti i PDK është me kontribu në interes të institucioneve të vendit dhe shoqërisë, por nëse nuk ka me u mujt me u gjet dikush dhe nëse s’ka me pas disponim prej forcës kryesore politike, PDK është e gatshme gjithashtu me shku në zgjedhje”, tha ai.
Parakalim motoristik e paragllajdim për Epopenë e UÇK-së
Tre të lënduar në aksident trafiku në Banjë të Istogut
Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në...
Llugaliu për rastin e një milion eurove: Goditje ndaj parave...
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së