Arbana Xharra nga PDK e ka cilësuar të pavërtete lajmin e publikuar në portale se është një nga kandidatët e PDK-së për kryetare të Gjakovës. Megjithatë, ‘Indeksonline’, nga burime të sigurta mëson se për Xharrën është diskutuar një ditë më parë në mbledhjen e degës se PDK-së në Gjakovë.
‘Indeksonline’, ka siguruar edhe foto nga ky takim, i cili është mbajtur në Gjakovë një ditë më parë në orën 17:00.
Poashtu merret vesh se për mundësinë qe Xharra t’i hyjë garës për kryetare të Gjakovës, është diskutuar edhe në nivel qendror.
“Dje kemi pas mbledhje me kryetar të Degëve dhe nëndegëve ku është diskutuar për kandidaturat e mundshme. Kandidimi i Xharrës është opsion real pasi ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga qendra dhe nëndegët në Gjakovë”, ka thënë një burim, i cili ishte pjesë e këtij takimi.
E, në reagimin e Xharrës ndër të tjera thuhet se s’ka asnjë vendim për kandidimin e saj në Gjakovë

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?