Bejtullah Deliu është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit. ‘
Kryetari i kësaj partia ka thënë se Deliu si njohës i mirë i problemeve të kësaj komune do të sjellë ndryshime në rast se merr udhëheqjen.
“Rahoveci, qyteti i punës, i konakut e krenarisë, do të ketë nga tetori kryetarin që e meriton. Bejtullah Deliu është kandidati ynë për të drejtuar këtë qytet, që është zhvilluar shumë me qeverisjen e PDK-së, por ka ngecur në vitet e fundit. Bejtullahu e njeh mirë Rahovecin, djersën e fermerëve, ndërmarrësve dhe pritjet e të rinjve të kësaj komune. Prandaj, ai ka edhe vullnetin e madh që të sjellë transformime në këtë qytet, ashtu siç e meriton”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi tha se e viziton shpesh Rahovecin dhe thotë se ka shumë angazhime që presin për t’u kryer.
“Me një ekip të shkëlqyer të kandidatëve për Asamblenë Komunale, me profesionistë të ndershëm, të rinj e të reja, qytetarët e Rahovecit kanë mundësinë që me Bejtullah Deliun dhe PDK-në të rikthejnë punët e mira në qytet e fshatra”./arbresh.info/

Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...