“Në momentin kur zotëri Borell do të na ftoj për bisedime, ne do të shkojmë”.
Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Por për të marr pjesë në tryezën e diskutimit më Serbinë, Kurti ka edhe kushte, raporton arbresh.info
“ Kur zyra e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, zotëri Borell të na thërras në takim ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në bisedime atje. Ne e duam dialogun parimorë dhe dialogun duam për marrëveshje dhe jo dialog për dialog. Ky dialog për marrëveshje do të thotë statusi i marrëdhënieve tona dhe në qendër ta përmbaj njohjen reciproke”, tha Kurti në një konferencë për media.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës-ndihmës sekretari Gabriel Escobar, kanë qëndruar në një vizite tri ditore në Kosovë, derisa sot kanë shkuar në Serbi./arbresh.info/
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...