Rruga “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke shkaktuar bllokim të menjëhershëm të qarkullimit në këtë segment.
Sipas njoftimit zyrtar nga komuna e Prishtinës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS-it, Ujësjellësit dhe Policisë, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rruga aktualisht është e pakalueshme dhe kanë apeluar te qytetarët që të shmangin këtë pjesë dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna nga ekipet në terren.
Për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën, institucionet komunale kanë njoftuar se publiku do të informohet me kohë.
LEXO EDHE:
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të Prishtinës
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...