Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Hannover Airport dhe gjiganti gjerman i automobilizmit ADAC kanë korrigjuar emërtimin e vendbanimeve të Kosovës, duke mos i paraqitur më si pjesë të Serbisë, por si vendbanime të Republikës së Kosovës.
Sipas Ajetit, ky korrigjim është bërë falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik të institucioneve të Kosovës.
“Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit tonë diplomatik, Hannover Airport dhe gjiganti gjerman ADAC kanë korrigjuar emërtimin e vendbanimeve të Kosovës, duke mos i paraqitur më si pjesë të Serbisë, por duke i emërtuar saktë si vendbanime të Republikës së Kosovës.
Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës”, ka shkruar Ajeti.
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...