Pas publikimit të Raportit të Progresit, ka reaguar raportuesi për Kosovën në PE, Igor Sholtes.
Në disa postime në twitter, Sholtes ka kërkuar nga Kosova luftimin e korrupsionit dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Pavarësisht përmbajtjes së raportit të progresit që u publikua sot, është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës të vazhdojë reforma që tashmë kanë filluar t’i zbatojë dhe të fokusojë energjinë e saj në implementimin e reformave dhe gjithashtu t’i praktikojnë ato”, ka deklaruar Sholtes.
Raportuesi për Kosovën gjithashtu ka bërë thirrje të vazhdohet në plotësimin e kushteve të vëna nga BE, shkruan lajmi.net.
“Është e rëndësishme të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe po ashtu t’i rriten përpjekjet për të pasur një sistem ligjor të pavarur”.
“Për stabilitet në rajon është tejet e rëndësishme që të vazhdohet dialogu mes Beogradin dhe Prishtinën në mënyrë konsistente dhe të qetë”, thuhet më tej në deklaratën e sllovenit.
Soltes ka folur për rëndësinë jetike të respektimit të ligjit, e sidomos nga akterët politikë.
“Respektimi i ligjit duhet të jetë primare dhe po ashtu duhet të respektohet nga të gjithë politikanët e involvuar”
“Dhe po ashtu shpresoj që të bëhet së shpejti liberalizimi i vizave dhe të ketë sa më pak pengesa në këtë rrugë”.
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë