Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përditësuar dje në orën 23:48, tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 81.89 për qind të votave.
Më i votuari është kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ku deri tani ka marrë 2 mijë e 886 vota.
I dyti është Glauk Konjufca me 2 mijë e 510 vota.
Ndërsa i treti është ministri i Financave, Hekuran Murati me 1 mijë e 544 vota.
Pas Muratit, radhitet ministri Xhelal Sveçla me 1 mijë e 503 vota, si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me 1 mijë e 489 vota.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Sipas të dhënave të përditësuar në orën 23:48 në faqen e KQZ-së, janë numruar 49.19% e kutiave.
Nga këto numrime Lëvizja Vetëvendosje ka marr 81.89%, LDK-ja, 7.21, PDK-ja 5.75%, AAK-Nisma, 1.54% dhe Kolaicioni për Familjen ka marr 1.07%./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...