Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të shkoj në Bruksel për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas informatave që ka marr për tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe ditë më parë.
Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se është i interesuar të shkoj në Bruksel që të i paraqes në hollësi faktet për rrëmbimin e tre policëve kosovar.
“Po, unë jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Brukselm në mënyrë që të paraqes hollësisht të gjitha këto të dhëna të cilat i morëm dhe ta kuptojnë që de-eskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të tre policëve dhe dënimin e agresorit serb në Kosovë. Normalizimi nënkupton zbatimin, pa kushte dhe të plotë të marrëveshjes bazike. Pra jam shumë i interesuar që të paraqes gjithë dokumentacionin e Kosovës për këtë krim që është bërë ndaj tre policëve, familjes së tyre dhe shtetit tonë”, ka deklaruar Kurti.
Kujtojmë se përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./Arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK