Procesi mësimor ka filluar sot në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, pas një muaji grevë nga SBASHK-u.
E në kuadër të kësaj, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët nga të cilët ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
“Ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes gjatë ngasjes së mjetit në zonën e shkollës”, thuhet në apelin e policisë.
Tutje policia ka theksuar se siguria rrugore është përgjegjësi për të gjithë.
Ndryshe, greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave, gjë e cila është hedhur poshtë nga Qeveria, e cila ka ofruar një zgjidhje prej 50 eurosh, me premtimin se një gjë e tillë do të shikohet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në varësi të shkallës së inflacionit./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari