Ashtu siç paralajmëruan, pas përfundimit të festës iu rikthyen grevës.
157 kirurgët e Klinikës Universitare të Kosovës sërish të enjten vazhduan grevën me qëndrimin e njëjtë, të mos kryejnë ndërhyrje kirurgjike deri në plotësimin e kërkesës së tyre.
Në ditën e 15 të grevës, janë bashkuar edhe kirurgët e Spitalit regjional të Gjakovës dhe të Gjilanit.
“Kërkesa jonë ka qenë e qartë dhe vazhdon të jetë e njëjta…”, ka thënë, Arbër Morina, zëdhënës i kolegjiumit të përgjithshëm të kirurgëve
Sipas Morinës, në një takim tre orësh që kanë pasur me drejtorin e SHSKUK-së Basri Sejdiun dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajlin nuk kanë gjetur pajtueshmëri për tu realizuar kërkesat e tyre.
“Ata kanë propozuar një pagë të padinjitetshme…”
Ndërkohë, prej kur ka filluar greva drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës ka bërë thirrje për ndërprerjen e grevës. Kirurgët thonë që jo vetëm ultimatum, por gjatë kësaj kohe ka pasur edhe mënyra tjera të presionit.
Por jo e gjithë puna është ndalur.
“Numri i intervenimeve i madh, 20-50 raste… gjatë festive kemi intervenimi të jashtëzakonshme”.
Për momentin, kirurgët paguhen marrin pagë prej 549 eurosh pa shujta dhe pagesat për kujdestari. Kjo vlerë sipas tyre duhet të ndryshojë dhe të barazohet me atë të ekspertëve në çfarëdo fushe.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran