Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi raportimit të disa mediave se djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.
Abdixhiku ka ironizuar me emërimin e djalit të deputetit Shala në këtë pozitë, duke shkruar se konsul lind dhe nuk bëhesh, transmeton Telegrafi.
“Konsul lind, s’bëhesh. Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder. Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka pohuar ai përmes një postimi në Facebook.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump