Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në Kosova pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe krizës për zgjedhjen e presidentit.
Në një postim në Facebook, Musliu e ka përshkruar situatën si një “paradoks politik”, duke theksuar se institucionet më të larta të shtetit janë kthyer në arenë përplasjesh dhe inatesh, në vend që të jenë shembull i unitetit dhe garant i rendit kushtetues.
“Përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit po tregojnë qartë se pushteti aktual më shumë merret me luftë për ndikim sesa me hallet reale të qytetarëve”, ka shkruar Musliu.
Ajo shtoi edhe një koment me ironi për dekretin e Osmanit për shpërbërjen e Kuvendit: “Ju kallë bishti dhelpres!”.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...