Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka shprehur shqetësimin e thellë dhe të vazhdueshëm lidhur me sjelljen jotransparente dhe të kundërligjshme të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e cila, përkundër obligimeve ligjore, ka refuzuar të ofrojë qasje në dokumente publike që lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve të tyre publike.
Së fundmi, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar një gjobë ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit për arsye se kjo e fundit, përmes heshtjes administrative, ka refuzuar të përgjigjet ndaj kërkesës së AVONET për qasje në dokumentet publike, veprim ky që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
“Ky veprim i Agjencisë për Informim dhe Privatësi është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së përgjegjësisë institucionale dhe garantimit të së drejtës së qytetarëve për informim, veçanërisht kur bëhet fjalë për prokurimin publik, shpenzimin e parasë së taksapaguesve dhe ushtrimin e funksioneve publike”, thuhet në komunikatën për media nga AVONET
“AVONET vlerëson se sjellja e përsëritur e OSHP-së duke refuzuar, përmes heshtjes administrative në mënyrë sistematike kërkesat për qasje dhe duke shkelur ligjin është një praktikë e rrezikshme, që jo vetëm e zvogëlon besimin e qytetarëve në institucionet publike, por mund të përbëjë edhe elemente të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni shtetëror. Ne ritheksojmë thirrjen tonë ndaj institucioneve relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe urgjente për të siguruar transparencë të plotë në të gjitha proceset e menaxhimit të fondeve publike. Po ashtu, AVONET fton OSHP-në që të reflektojë menjëherë, të përmbushë obligimet e saj ligjore dhe të vendosë llogaridhënie të vërtetë për qytetarët e vendit tonë”, thuhet më tej në kumtesë.
“Ne vlerësojmë se është shumë e rëndësishme që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, komisioni parlamentar i cili mbikqyrë punën e OSHP-së, të thërras në raportim Bordin e OSHP-së, dhe të kërkojë llogari për këtë qasje të kundërligjshme dhe jashtëzakonisht jo-transparente, që OSHP po e ushtron ndaj qytetarëve të Kosovës. Vetëm përmes transparencës dhe respektimit të ligjit mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, transparente, të ndershme dhe demokratike”, thuhet në fund të reagimit./Arbresh.info
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...