Komuna e Ferizajt, pas aksidentit të trenit me veturën në rrugë hekurudhore në këtë qytet, ka kërkuar përgjegjësi dhe përmbushje të kërkesave nga autoritetet hekurudhore.
Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, kjo komunë thotë se kreu i Ferizajt, Agim Aliu, iu ka kërkuar më herët autoriteteve hekurudhore vendosjen e laurave në vijën hekurudhore që përshkon Ferizajn, por që kërkesat e tij janë hasur në vesh të shurdhër.
“Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me kohë dhe me kërkesa të përsëritura disa herë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar autoriteteve hekurudhore për vendosjen e laurave përgjatë vijës hekurudhore që përshkon Ferizajn, në bazë të kompetencës dhe përgjegjësisë që ka kjo e fundit, por një gjë e tillë ndonëse me insistimin e vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, nuk është realizuar nga autoriteti hekurudhor”, thuhet në njoftim.
“Është koha e fundit që autoritetet hekurudhore përgjegjëse të marrin veprimet që i takojnë me legjislacionin në fuqi dhe të parandalojnë aksidentet e mundshme. Qytetarët meritojnë të dijnë të vërtetën, kërkesën tonë të përsëritur tek përgjegjësit, gjersa mezipritja që të politizohet kjo çështje nuk i shërbejnë të vërtetës dhe interesit të qytetarëve”, shtohet tutje.
Ndryshe, përgjatë mbrëmjes të së premtes ka ndodhur një aksident ndërmjet një veture dhe treni në rrugën hekurudhore në Ferizaj. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me rastin.
https://streamable.com/4aqpc9
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...