Agim Veliu i cili ishte kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, është shkarkuar nga ky post nga kreu i saj Lumir Abdixhiku.
Pas shkarkimit të tij, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, po kërkon edhe shkarkimin e Skënder Hysenit dhe shumë personave të tjerë.
Sipas tyre, Hyseni është shërbëtor i PDK-së dhe SHIK-ut.
“LDK-ja më në fund e ka kuptuar se me Agim Veliun, partia shkon drejt episodit te fundit, andaj beri një hap shumë të nevojshëm që e shkarkoj.
Duhet edhe Skënder Hyseni të shkarkohet i cili si Agim Veliu janë vetëm shërbëtor të PDK-së dhe SHIK-ut.
Nëse LDK-ja dëshiron të jetë partia e dytë në të ardhmen duhet të largojë më shumë mbeturina që janë maskuara si LDK por në fakt janë argat të zellshëm të partive të krimit.
Po shpresojmë që LDK-ja do të ringjallet…!”
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit