Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur eshtrat e Xheladin Jetish Kabashit.
Ai njoftoi përmes Facebookut, se eshtrat e tij janë gjetur në një lokacion në Skenderaj, ndërsa ka shprehur ngushëllime familajet Kabashi.
“26 vite pritje me ankth për familjen Kabashi nga Polaci, për djalin e saj, i zhdukur pa ndonjë lajm që prej luftës së Kosovës, fati i të cilit është zbardhur këto ditë, kur metoda e ADN-së konstatoi se eshtrat e gjetur në një lokacion të territorit të komunës sonë, i përkasin Xheladin Jetish Kabashit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi! Lavdi rënies për liri të Kosovës, Xheladin Kabashit!”, u shpreh Nura.
OBSH mbështet vendosjen e paralajmërimit për kancerin në shi...
Vëllaznimi dënohet me 1200 euro
Një hotel në Londër përfshihet nga flakët, evakuohen rreth 1...
Osmani takohet me Rutten e Schoofin: Dy përkrahës të fuqishë...
Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit: Rezultati për mua ësht...
Begaj kërkon nga BE lehtësimin e raporteve me Kosovën dhe nj...