Pas 22 vjetësh, është gjetur dhe indetifikuar trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, ushtar i UÇK-së, i rënë me 27 mars 1999.
Me ceremoni ushtarake, ai do të rivarroset në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, të enjten në orën 17:00.
“Janë gjetur dhe idetifikuar mbetjet mortore të dëshmorit Muhamet Musli Musliu nga Ozdrimi i Skenderajt, i vrarë dhe më pas i zhdukur me 27 mars 1999. Pas dy dekadash, trupi i dëshmorit Muhamet Musliu, është gjetur në fshatin e banuar dikur me serbë, në Polanë të Istogut. Rivarrimi i dëshmorit Muhamet Musliu, do të bëhet me ceremoni të organizuar nga komuna e Skenderajt, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera relevante. Për këtë arsye, familja Musliu, ka ftuar në ceremoninë e rivarrimit, të gjithë ata që duan të nderojnë sakrificën e dëshmorit dhe njëkohësisht të lehtësojnë sadopak dhimbjen e plagës së hapur të familjes Musliu. Rivarrimi edhe i një dëshmori, ushtar i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, do të bëhet të enjten me datë 19 gusht, në orën 17:00, në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt”, thuhet në njoftim.

PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...