Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar me qëndrimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Arabinë Saudite.
Presidentja Osmani njoftoi përmes një postimi se ka zhvilluar një takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Riad, ku në qendër të bisedës kanë qenë “largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës”.
Në reagimin e tij, Miftaraj ka shkruar se presidentja duhej të kthehej në Kosovë dhe të thërriste përfaqësuesit e partive politike në konsultim për formimin e qeverisë së re ose për shpalljen e zgjedhjeve të reja.
“Presidentja Osmani: z. Radev ndonjë fjalë të mirë në Bruksel me na i hjek sanksionet. Presidenti Radev: O na flasim, po tybe kush sna degjon. Po ti ne Kosove lirisht perdore kete diskutim qysh te pershtatet ty. Presidente kthehu ne Kosove, cakto takimin me lidere politik dhe pyeti a I kane a si kane votat.
Nuk i kane votat, shpalli zgjedhjet. Pastaj kthehu prape ne Riad e rri sa te duash”, shkroi ai./Arbresh.info
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...