Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, dhe kryetari i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, kanë pritur sot drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantonvanelli.
Ahmeti dhe Sejdiu i kanë shprehur Mantovanellit arsyet e kundërshtimit të projektit për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’ nga partia e tyre.
Sipas njoftimit të PSD-së, gjatë takimit është diskutuar për çështjet me rëndësi socio-ekonomike dhe energjetike.
Zyrtarët e Partisë Socialdemokrate paraqitën gjithashtu propozimin e tyre gjithëpërfshirës për reformën pensionale.
Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim ka thënë që Banka Botërore nuk do ta mbështesë ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” në Kosovë.
“Po, ne kemi një qëndrim të fortë që të mos shkojmë përpara me termocentrale me qymyr sepse na është kërkuar nga biologët tanë që të shkojmë me opsionin me koston më të ulët dhe energjia e ripërtëritshme tani vjen poshtë kostos së qymyrit. Pra, pa asnjë dilemë, nuk do ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Kim.
Kim shpalosi qëndrimin e Bankës Botërore rreth termocentralit me kosto 1.3 miliard euro kur u pyet prej Visar Azemit, drejtorit ekzekutiv i “Balkan Green Foundation” në takimet vjetore të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po zhvillohen në Bali të Indonezisë./arbresh.info/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...