Partia e Socialistëve Evropianë (PES) mbështet Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kështu ka bërë të ditur LVV në një postim në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, shprehim mbështetjen dhe urimet tona më të mira për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe liderin e saj Albin Kurti. Gjatë mandatit të kaluar, Kosova ka dëshmuar se udhëheqja social-demokrate sjell rezultate, duke forcuar demokracinë, mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe kontribuar në stabilitetin në një kontekst rajonal sfidues, si dhe duke ndërtuar themelet për rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Progresistët do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të vlerave demokratike, drejtësisë sociale dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në mbështetjen e (PES)./Arbresh.info
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...