Policia e Kosovës njofton se dje pasdite në Gjilan dhe në fshatin Dobërqan në kuadër të një plani operativ të koduar “Ordinanca” janë kontrolluar katër ordinanca private që ofrojnë shërbime shëndetësore.
Aty janë hasur parregullsi në mbajtjen e dokumentacionit tatimor për çka janë konfiskuar librat e shitjes dhe librat e regjistrit të pacientëve.
Ndërsa, në një ordinancë në Dobërqan janë gjetur rreth 120 lloje të barnave si dhe ordinanca ishte pa licencë për çka është arrestuar pronari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Për të gjitha veprimet janë njoftuar Administrata Tatimore si dhe Inspektorët Farmaceutik.
Mitrovicë, sulm ndaj stafit në Ortopedi
Me kërkesë të ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret...
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...
I shënoi dy gola Realit, Betancor: Para nëntë vjetësh isha d...