Anëtari i Kongresit të Deputetëve në Spanjë, Aitor Esteban, ka kërkuar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, që Spanja ta njohë Kosovën si shtet.
“Njihni Kosovën një herë e përgjithmonë, pasi që jeni përballur me ata edhe në futboll”, i tha Esteban kryemintrit spanjoll gjatë seancës plenare të Kongresit, raportojnë mediat spanjolle.
Esteban e këshilloi kryeministrin Sánchez që të mos ketë frikë nga pasojat në Katalonjë apo në Bask, duke thënë se “ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë”.
Në të njëjtën mënyrë ka folur edhe deputetja e partisë Bildu, Mertxe Aizpurúa, e cila e ka qortuar Sanchezin që në fjalimin e tij ka përmendur pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit “përveç njërit, Kosovës, një vend që qeveria e tij nuk e ka njohur ende”.
“Është koha që Kosova të njihet si shtet i plotë, sovraniteti dhe legjitimiteti, sepse është një shtet i ri i krijuar me vullnetin e qytetarëve, tha deputetja e Bildu.
“Ne nuk duhet t’i kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as në Ballkan dhe as në këtë shtet”, ka theksuar Aizpurúa.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi