Ditën e shtunë kalojnë vransira përgjatë vendit, ndërkohë që nuk mungojnë intervale më të shpesha me diell. Pasdite më vonë përreth pjesëve malore në perëndim e jug të vendit mund të zhvillohen kushte për ndonjë rigë shiu. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 5-9m/s.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, ndërsa minimalet zbresin në 8C e 11C.
Rrebeshe e bubullima më të përhapura në vend po parashihen për ditën e diel orëve të pasdites, me një rritje të temperaturës deri në 21C e 23C. Mot jostabil dhe i ndryshueshëm po parashihet dhe ditëve të para të javës vijuese. Kalojnë vransira, por nuk mungojnë dhe intervale me diell, e orëve të pasdites paraqiten rrebeshe shiu. Temperatura maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C. Minimalet zbresin deri në 3C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion