Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.
Sipas njoftimit të IHMK-së, situata meteorologjike ka ndryshuar në vend.
Në fushat barike dhe termike janë vërejtur ndryshime të vogla, të cilat kanë ndikuar që dita e enjte dhe ajo e premte të paraqiten me kushte paksa të ndryshme nga parashikimi fillestar.
Sipas imazheve të fundit satelitore, pritet një zhvillim i lehtë i vranësirave dhe reshjeve të shiut në disa zona të vendit.
Të enjten, pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone.
Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10 e deri në 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim.
Kurse, të premten, parashihet mot i vranët gjatë gjithë ditës.
Vranësirat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin 8 e deri në 11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, lokalisht mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë