Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s”, njofton IHMK.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...