Pas motit të butë që mbizotëroi në fundjavë, me temperatura maksimale që vende-vende arritën edhe në 13C deri 15C, në fillim të javës pritet të depërtojë nga veriu i kontnentit, një front i ftohtë që do të sjellë vranësira, erëra të fuqishme dhe të reshura, që ditën e hënë do të fillojnë me shi, e më vonë gjatë natës dhe nga dita e martë me mundësi edhe për reshje bore.
Nga dita e martë, po ashtu pritet të mbajë mot më i ftohtë.Në pjesën e dytë të javës fushat e presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon, do të kushtëzojnë mot më stabil me kthjellime, por me ngrica në orët e mëngjesit. Me afrimin e frontit të ftohtë në fillim të javës, parashihen të fryjnë edhe erëra të fuqishme që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shpërndarjen e ndotësve, ku vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin në vlera normale, ndërsa ditën e martë pritet të zbresin edhe në të mira.
25.12 – Mot më i ftohtë dhe pjesërisht i vranët. Kohë pas kohe mundësi për reshje lokale bore, kryesisht në mëngjes dhe pasdite vonë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/parashikimi-i-motit-sot-mund-te-rikthehet-bora-608984/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...