Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të shtohen, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h. Në ato zona ku ka zhvillime të stuhive, shpejtësia pritet të arrijë deri në 80 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 35°C. /MeteoKosova
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...