Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
Kujdes i shtuar i pjesemarresve në trafik për shkak të ngricave të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.
E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
• Temperaturat minimale: -7deri -4°C
• Temperaturat maksimale: 1-4°C
• Era: Kryesisht nga verilindjame shpejtësi 1-6m/s..
E martë
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: – 8 deri -4C
Temperaturat maksimale: 1-3°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s
E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore
Temperaturat minimale: -8 deri -4°C
Temperaturat maksimale: -2 deri 1°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.
E enjte
Mot i vranët .
Temperaturat minimale: -9 deri -6°C
Temperaturat maksimale: 1-3°C
Era: nga juglindja 1-11m/s
E premte
Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat mnimale: -5 deri -3°C
Temperaturat maksimale: 3-6°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit./Arbresh.info
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...