Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për pesë ditët e ardhshme në vendin tonë karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.
Të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara, transmeton Arbresh.info.
Sipas IHMK-së, nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.
Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale: 5-8 °C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: Kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s..
E martë
Moti i vranet dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 4-8C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-6m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 0–3 °C
Temperaturat maksimale: 9-12°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 9-13°C
Era: nga juglindja, 1-4 m/s
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./Arbresh.info
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...
Mbyllet sezoni për Gulerin dhe Militaon
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...