Insituti Hodrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas IHMK-së, kjo situatë stabile është krijuar për shkak të fushave të fuqishme anticiklonike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, shrkuan Arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni parashikimin e motit nga e hëna në të premten:
-E hëne Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica.
E marte – Mot kryesisht i ngjajshëm por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme.Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
E mërkurë- Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha .Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
E enjte-Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius.
E premte- Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundesi që vende-vende të ketë riga shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.
Të kujtojm se në këtë javë , pikërisht me 22 dhjetor fillon stina e dimrit ,herët në mëngjes në orën 04: 27 min dhe do të zgjasë 88 ditë , deri me 20 mars 2024.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...