Situata meteorolologjike do të stabilizohet gjatë javës së ardhshme, përjashtuar ditën e hënë dhe pjesërisht të martën ku pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kështu thotë në një njoftim për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
“Nga e mërkura sërish do të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme duke ju përgjigjur mesatareve të viteve tjera. Të ënjtën sërish kushte për reshje shiu por që nuk do të reflektohen në uljen e vlerave termike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksiamale deri 6 metër për sekond./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...