Nga fundjava parashikohet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell në territorin e Kosovës.
“Fushat e presionit të lartë kanë filluar të fuqizohen mbi rajonin tonë, e që ditëve në vijim do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të thatë dhe kryesisht me diell”, paralajmëron Prishtina Weather.
“Ndërkohë nga Mesdheu do të shtrihen masa të ngrohta ajrore që do të rrisin ndjeshëm temperaturat mbi vlera mesatare”, njofton shërbimi i meteorologjisë.
Parashikimi për datat 12-16 tetor:
12.10-13.10 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.
14.10-15.10 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.
16.10 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri në 10C, e maksimalet nga 24C deri në 26C.
Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja 1-3m/s.
Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të filloj të zbres afër këtyre vlerave.

Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...