Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashkimin për katër ditët në vijim. Sipas institutit temperaturat parashihen të mos pësojnë shumë ndryshime nga ditët e kaluara.
Në bazë të parashikimeve sinoptike dhe gjendjes aktuale nëpër pikat matëse të rrjetit meteorologjik të IHMK, vendi ynë nga dita e nesërme do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të cilat do ta ndryshojnë këtë gjendje meteorologjike duke krijuar kushte që të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, të cilat do të jenë edhe më të theksuara gjatë vikendit. Temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me ditët e kaluara , por që maksimalet do të rriten nga 17-22 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë gjatë këtyre ditëve, kurse lagështia relative do të shënoj zbritje.
Do të fryjë erë nga verilindja, kurse gjatë vikendit nga jugperëndimi, shpejtësia e së cilës do të arrijë nga 1-5m/s
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...