Njësia e TASK FORC-ës -Lindje, e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.
Në njoftim thuhet se në magjistralen Bujanocë-Gjilan në fshatin Crep është ndaluar një automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme të firmave të mbrojtura.
“Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...