Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, i cili dyshohet se se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk ishte e autorizuar për kalim kufitar për hyrje nga Serbia në Kosovë.
Në njoftim thuhet, se në automjetin e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 150 paketa me çokollada Snickers.
“Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdheruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.

Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...