Google ADS

Papastërti në shkollën ‘Pavarësia’, Komuna e Prishtinës nuk po i hapë konkurs për mirëmbajtës

12:03 | 19 Qershor 2022
A Z

Një video e siguruar nga portali arbresh.info, në Shkollën Fillore të Mesme të ulët ‘Pavarësia’, duket që ka papastërti e dëmtime të mëdha nëpër vendet ku rrinë nxënësit. Kjo vie edhe si pasojë që në këtë shkollë mësimin e zhvillojnë mbi 1700 nxënës, shkruan arbresh.info.

Ne kemi qenë në këtë shkollë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar. Aty dukej që stafi teknik në vazhdimësi është në krye të detyrë, por nuk mjaftojnë për ta mbajtur shkollën në gjendjen që ata dëshirojnë.

Punonjës të kësaj shkolle bëjnë të ditur prapa kamera për arbresh.info që i ka më shumë se tetë muaj, që në këtë shkollë ka mungesë të stafit teknik.

Në anën tjetër, drejtuesit e shkollës, në vazhdimësi kanë bërë kërkesë, për shtim të numrit të stafit teknik.

Për ta pyetur për këto, ne e zhvilluam një bisedë me drejtorin e shkollës, Shefki Rusinofci, ai e pranoi se në këtë shkollë ka mungesë të stafit teknik. Duke treguar se 1 vend e gjysmë pune janë bosh.

Rusinofci, tregoi edhe për vështirësi të tjera që po has kjo shkollë, si për ka niveli i mirëmbajtjes, po ashtu edhe dyert e dritaret e kësaj shkolle janë të vjetra, e të prishura.

Në anën tjetër prindërit e nxënëseve prapa kamerave janë shprehur të pakënaqur për gjendjen e krijuar.

Për arbresh.info, në prani të gjyshit ka folur edhe nxënësja e kësaj shkolle Vera Blakqiri, ajo është shprehur e shqetësuar për gjendjen e banjave.

Halime Shala, kryetare e prindërve para fillor, edhe pse është e njoftuar për gjendjen në shkollë, deklaroi që kjo nuk i paraqet problem ngase vajza e saj qëndron aty vetëm dy ore.

Për problemin e papastërtisë e kundërmimin në këtë shkollë, portali arbresh.info, pati raportuar që  nga vitin 2019.

Në atë kohë, Drejtori i kësaj shkolle pati thënë  se për shtatë vite rresht kanë bërë kërkesa për këtë problem, e deri më tani asgjë nuk është ndërmarr.

Tani drejtori Rusinofci ka treguar, që kryetari Përparim Rama, është i njoftuar për situatën dhe presin që ai dhe qeverisja e tij të ndërmarr masa.

Ndryshe, portali arbreshi.info ka kontaktuar komunën e Prishtinës, për ti pyetur nëse do ti rregullojnë problemet në këtë shkollë, por ata nuk i janë përgjigjur pyetjeve tona./arbresh.info/

 

Të ngjashme