Papa Françesku përsëriti thirrjen për anulimin e borxhit që kanë vendet e varfra.
Ai tha se për shkak të pandemisë është koha për “drejtësi rikuperuese”.
Papa po përgatitet për një audiencë me prani të publikut që do të mbahet të mërkurën.
Kjo është audienca e parë e tillë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në Itali, gjashtë muaj më parë, raporton AFP.
“Unë përsëris thirrjen time për anulimin e borxhit të vendeve më të rrezikuara, si shenjë e njohjes së ndikimit të rëndë të krizës mjekësore, sociale dhe ekonomike që po përballen këto vende si pasojë e COVID-19”, tha kreu i Kishës Katolike.
Banka Botërore paralajmëroi muajin e kaluar se pandemia mund të ketë çuar deri në 100 milionë njerëz në varfëri ekstreme.
Ekonomitë e zhvilluara tashmë janë zotuar të pezullojnë deri në fund të vitit pagesat e borxhit të vendeve më të varfra.
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...