30 vite më parë, e nisën biznesin e tyre me përpunimin e kërpudhave, sot, kjo kompani eksporton dhjetar fruta në tregun ndërkombëtar.
Mjedra, dredhëza, manaferra, e kërpudha janë këto produktet që kjo kompani po i përgatit për treg.
Mbledhjen e tyre e bën nga fermerët vendor e më pas ato i përpunon, dhe të ngrira i eksporton kryesisht në shtetet e Evropës.



Kërpudha, është produkti kryesor që pronari Bejtush Gashi e ka trashëguar nga babai i tij qysh nga vitet e 90-ta.
“Që nga vitet e 90 kemi fillu me grumbullimin e kërpudhave. Por nga viti 2004 kemi bërë zgjerim të kompanisë me fruta të tjerë si me mjedër, boronicën e egër manaferrën, kaça”, thotë ai.
E djali i tij Erblini tregon se si arrijnë të sigurojnë kërpudhat nga fermerët vendorë, si i përpunojnë ato dhe si arrijnë deri tek paketimi për eksport.

Gjermania është shteti ku më së shumti eksporton kompania “Eurofruti” nga Mramori i Prishtinës.

Kjo kompani aktualisht posedon 25 punëtor, por pronari ka synim që të zgjeroj veprimtarin e tyre edhe në tregun vendor.
Pandemia nuk e ka dëmtuar sektorin e prodhimit në asnjë periudhë, pavarësisht masave të marra për bizneset tjera. /arbresh.info/Mira Avdimetaj/
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...