Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është bashkuar me tifozët për t’u dhënë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në prag të përballjeve të rëndësishme drejt kualifikimit për Kampionatin Botëror.
Në një postim në Facebook, Hamza ka theksuar rëndësinë e këtyre ndeshjeve, duke i cilësuar ato si historike për të dyja përfaqësueset.
“Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar fat Kosovës dhe Shqipërisë në përballjet historike drejt kualifikimit për Botëror. Përballë Sllovakisë dhe Polonisë nuk jeni vetëm. Pas jush është një popull i tërë. Forca Kosovë. Forca Shqipëri”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë