Në serinë e videove të publikuara nga Agjencia e madhe e lajmeve në botë, Associated Press, është edhe vizita e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Maqedoni.
Ai kishte shkuar atje që të zhvillojë bisedime për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, ndërsa kishte vizituar kampet e të deportuarve kosovarë në Maqedoni.
Rugovë, në atë kohë kishte folur frëngjisht para reporterëve që me ngulm kërkonin deklarata të tij.
Kur Rugova kishte arritur në njërin nga kampet e ndërtuara nga bashkësia ndërkombëtare, ai ishte pritur me brohoritje dhe duartrokitje. Në mesin e tyre, kishte të tillë që thërrisnin edhe emrin e tij e po ashtu edhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një deklaratë të tij gjatë vizitës në Maqedoni, Rugova në anglisht kishte thënë: “Sot do të punojmë në një mënyrë diplomatike e po ashtu edhe ushtarake. Kërkova që të kem prezencën ndërkombëtare në Kosovë dhe të NATO-s që të krijohet ambient i sigurt për kosovarët”.
Ai kishte deklaruar se kishte kërkuar që çështja e Kosovës me Serbinë, të kalonte në instance ndërkombëtare.
“Pa prezencë internacionale është e pamundur që të vazhdohet tutje”, kishte thënë Rugova.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë