Biznesmeni, 55-vjeçar është qëlluar nga krahu i pasagjerit me breshëri duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Raportohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ende të paidentifikuar.
Nga pamjet e siguruara duket makina me të cilën po udhëtonte biznesmeni, e cila është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit.
Autorët mësohet se e kanë ruajtur dhe ndjekur objektivin, që sapo ka dalë nga banesa dhe sapo është futur në rrugën që lidh fshatin Sanxhak me Kurbinin e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Viktima rezulton si një ish i burgosur në burgun e Shënkollit. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale, raporton TCh.


Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri
Presidenti Macron: Franca nuk është e përfshirë në sulmet aj...
“Gjakatari është fshirë nga faqja e historisë”, ...
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?