Një 42 vjeçar është vrarë sot në një prej kafiterive që ndodhen në sheshin kryesor në Skenderaj.
Viktima në këtë rast raportohet se është Ismet Ibishi nga fshati Klinë e Ulët.
Sipas burimeve të mediumit Arbresh.info, dyshohet viktima dhe dorasi janë familjarë mes vete (djem të mixhës).
Arsyeja që çoi në ngjarjen me fatalitet dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për çështje të tokës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Arbresh.info tha se viktima është është vrarë brenda një lokali.
Ai ka shtuar se hetimet janë duke u zhvilluar për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.
Portali Arbresh.info ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë