Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku para pak çastesh ka arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për t’u nisur drejtë Hagës me ftesë të Gjykatës Speciale.
Para se të nisej ai ka folur para mediave për atë se në çfarë cilësie është thirrur nga gjykata.
“Më kish ardh keq nëse nuk më kishin thirre. Nuk e di se në çfarë cilësie me kanë thirrur”, ka thënë ai.
Ai ka bërë të ditur se para se të shkojë në Hagë fillimisht do të qëndrojë dy ditë në Gjermani.
Lushtaku në aeroport është përcjellur nga familjarët e tij. Në mesin e tyre shihet edhe djali i tij, Mërgim Lushtaku si mbesa e tij.
Lushtaku ka bërë të ditur se para se të merrte rrugën për në aeroport është telefonuar nga Presidenti, Hashim Thaçi dhe është vizituar nga kryeministrit Haradinaj.



https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/346158862889699/
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë