Nga Prishtina e zhurmshme, këto ditë është kthyer në Prishtinën e qetë, ku qetësia na shoqëron gjatë orëve të mbrëmjes.
Që nga përhapja e pandemisë globale Covid-19, ka filluar të vërehet dukshëm kjo qetësi, ku pavarësisht zhurmës së qytetit që ishte e para 9 muajve, shkruan arbresh.info.
Në orët e mbrëmjes rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura derisa vetëm një javë më parë gjithçka ishte ndryshe, e nuk kishte kufizim të lëvizjes.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që qyteti po përjeton orë policore.
Kjo pandemi e ka ngujuar planetin Tokë, duke i dhënë një zbehtësi të dukshme.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, Prishtinën e ka futur në “zonën e kuqe” për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus.
Prishtina është komuna me më së shumti raste me koronavirus dhe kjo ka bërë që të jetë edhe në “zonën e kuqe”, apo zonën me rrezikshmëri të lartë në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Bëjmë të ditur se sipas këtij vendimi, komunat që janë me rrezikshmëri të lartë nga ora 19:00 e deri në orën 05:00, ndalohet çdo aktivitet i bizneseve si dhe lëvizja e qytetarëve.
Këto janë pamjet e fotoreporterit Ruzhdi Pacolli të realizuara gjatë natës së sotme në qytetin e Prishtinës, e këto pamje çdo qytetar do të dëshironte që të ndryshonin sa më parë./Arbresh.info




Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...