Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në takmin që sot zhvilloi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe Samitin e Parisit.
I pyetur se çfarë pret nga takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i cili pritet të mbahet më 1 korrik në Paris, Palmer tha se Washingtoni e mbështet plotësisht atë që bëjnë partnerët europianë për zgjidhjen e problemit.
“Nuk mund t’ju them se si do të rrjedhë takimi në Paris, por qëllimi ynë i përbashkët është të arrijmë te marrëveshja. Besoj se ai takim do t’i udhëheqë të dyja palët në atë drejtim”, tha Palmer, shkruan REL.
Samiti i Parisit ku pritet të takohen përfaqësuses të palës kosovare dhe përfaqësues të palës serbe, mbahet nën organizimin e Gjermanisë dhe Francës.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C