Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL ka votuar për të pranuar shtetin e Palestinës dhe Ishujt Solomon si vende të reja anëtare. Anëtarësia e trupit të policisë botërore tani arrin 192.
Kosova kishte tërhequr aplikimin pak ditë para se të fillonte punimet kjo asamble, ndërkohë që për aplikim për vitin e ardhshëm janë shtuar kriteret, raporton arbresh.info.
Secili aplikacion u miratua me një shumicë votash më shumë se dy të tretat në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që momentalisht po mbahet në Pekin për sesionin e tij të 86-të vjetor.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it ka miratuar gjithashtu një rezolutë që interpreton nenin 4 të Kushtetutës, i cili rregullon kriteret në të cilat vendet mund të aplikojnë për anëtarësim në Organizatë në të ardhmen.
Rezoluta paraqet udhëzime dhe procedura për të arritur transparencën, qëndrueshmërinë dhe qartësinë dhe ndihmon vendet në përgatitjen e kërkesave të tyre për anëtarësim.
Nëse Kosova planifikon të aplikojë vitin e ardhshëm gjithashtu do të duhet të konfirmojë se i plotëson kushtet për shtetësi dhe se ka studiuar, kuptuar dhe do të veprojë sipas Kushtetutës, rregulloreve dhe rregullave të INTERPOL-it.
Një vend gjithashtu do të duhet të specifikojë se cili organ zyrtar policor do të jetë përfaqësuesi i tij në INTERPOL dhe se është i informuar për funksionet e një Byroje Kombëtare Qendrore.
Çdo kërkesë e re për shqyrtim nga Asambleja e Përgjithshme do të duhej të dorëzohej tek Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL jo më vonë se 31 janari i po atij viti.
Rezoluta bazohet në rekomandimet e një studimi të kryer nga ish-Nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Ligjore dhe Këshilltar Ligjor i Kombeve të Bashkuara Hans Corell, i mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme vitin e kaluar./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...