Sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ish-zëvendësministri i MIT, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.
Përveç se theksohet se takimi ishte i shkurtër, ministria nuk sqaron pse Lekaj nuk i dorëzoi detyrën Abdixhikut.
Në komunikatë thuhet se palët biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për projektet të cilat tashmë janë planifikuar.
Abdixhiku citohet të ketë falenderuar ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish – kabinetit në çdo kohë./arbresh.info/

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...